Tentoi të vriste me pistoletë një 32-vjeçar në Bulqizë, shpallet në kërkim autori
14/11/2025 12:24
Një incident është regjistruar në Bulqizë, ku një person tentoi të vriste me armë zjarri, pistoletë, një 32-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari ka mbetur i plagosur, ndërsa autori i dyshuari ngjarjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, për shkak të një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke e lënë të plagosur në këmbë shtetasin A. T., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit, dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel