Kosova, Vedat Muriqi e thotë qartë: Duam ta sigurojmë play off-in
Kosova udhëtoi këtë të premte drejt Sllovenisë për ndeshjen e parafundit të saj të kualifikueseve të Botërorit 2026 me Dardanët që kanë shansin të sigurojnë kalimin për në fazën e playoffit.
Trajneri Franco Foda në konferencën për shtyp deklaroi se kjo do të jetë një ndeshje ku do të jenë detajet ato që do të bëjnë diferencën
‘Në ndeshjen e parë të dyja skuadrat luajtën mirë, me kujdes. Detajet do ta vendosin ndeshjen e dytë. Ekipi që do të jap më shumë në fushë do të fitojë. Detajet do të vendosin-tha trajneri Foda që më pas përmendi edhe Amir Rrahmanin.
‘Amiri i ka zhvilluar tri ndeshje të plota me skuadrën e Napolit. Është pak i ngarkuar, por ndikimi i tij në fushë është i rëndësishëm. Prania e tij në mbrojtje jep siguri. Presim që të jetë kështu edhe në ndeshjen e nesërme-vijoi tekniku i Dardanëve
Sllovenia nuk do të ketë në fushën e lojës Seskon, por për Fodan kjo nuk ndryshon gjë
‘Sesko është lojtar shumë i rëndësishëm tek ekipi i Sllovenisë-tha Foda-Sllovenia ka edhe disa lojtarë tjerë të rëndësishëm. Përtej cilësisë individuale, Sllovenia ka lojë shumë të mirë ekipore’
Më pas Foda foli për objektivin e tij por edhe për Edon Zhegrovën që në ndeshjen e fundit ka fituar më shumë minuta aktivizimi te Juventusi
‘E kemi analizuar ndeshjen që e kemi luajtur në fushën tonë. Kemi analizuar edhe ndeshjet e tjera të Sllovenisë. Jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tyre. Jemi gati. Nesër është ndeshje shumë e rëndësishme dhe synimi jonë është fitorja. Do të shohim nesër se si do të rrjedhë loja. Edon Zhegrova? Në ndeshjet e fundit ka luajtur më shumë, rreth 30 minuta luajti në ndeshjen e fundit. Pavarësisht se si do të shkojë loja do të marrim edhe vendimin’-u shpreh trajneri i Kosovës
Top Channel