Ja kur do të hidhet shorti i Play-off-it të Botërorit, ku Shqipëria do të mësojë edhe kundërshtarët dhe si do të funksionojë
Kombëtarja shqiptare siguroi një kualifikim historik në playoffin e Kupës së Botës duke lënë pas pikërisht Serbinë. Pas fitores në 11 tetor në Leskovc, kuqezinjtë me ndihmën e Anglisë i dhanë edhe goditjen e fundit skuadrës serbe, një disfatë që u pasqyrua padyshim edhe në median vendase
‘Serbia shpresoi më kot, Shqipëria festoi në Andorra dhe siguroi kualifikimin për në playoff-theksonte portali alo.rs
Në të njëjtën linjë qëndronte edhe portali tjetër serb, b92.rs
‘Shpresat e Serbisë për një mrekulli ishin të kota, Shqipëria e bëri detyrën dhe vazhdon ëndrrën për në Botërorin 2026. Shqipëria siguroi një vend në playoff pasi siguroi matematikisht vendin e dytë në Grupin K’
Ndërsa Blic kishte përmendur golin e Kristian Asllanit teksa publikoi videon e mesfushorit kuqezi dhe shkruante: ‘Goli i Shqipërisë që ia hoqi të gjitha shanset e kualifikimit Serbisë’.
Po kështu qan eliminimin e saj edhe ‘Informer’ e cila shkruante: ‘Anglia na mundi edhe njëherë dhe Shqipëria mbaroi punën e saj; Serbia mbetet pa Kupë Bote’
‘Shqipëria mundi Andorrën, lajmi që Serbia nuk do të donte të mësonte kurrë’-kështu shkruante Novosti duke iu bashkuar të gjitha mediave të tjera serbe që qajnë këtë eliminim ku Kombëtarja shqiptare ka një meritë të madhe…
Top Channel