Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë/ 44 prodhues dhe shpërndarës, mes tyre të mitur
Një 52-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka dhunuar një punonjës të Policisë Rrugore.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.Sh, nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar automjetin, ndërsa rezultoi se ishte ne gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndën narkotike.
52-vjeçari ka goditur me grusht, punonjësin e Policisë Rrugore që ka qenë duke kryer veprimet procedurale, në vendngjarje
Njoftimi:
Oficerët e Policisë Gjyqësore kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin pas verifikimeve, rezultoi se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të dehur. Gjithashtu, 52-vjeçari ka goditur me grusht, punonjësin e Policisë Rrugore që ka qenë duke kryer veprimet procedurale, në vendngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen G. E., 41 vjeçe, banuese në Shijak, pasi u konstatua se ushtron profesionin e stomatologes, pa qenë e regjistruar te Urdhri i Stomatologut i Shqipërisë, siç parashikon ligji i fushës. Gjithashtu, në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, u bllokua klinika private ku kjo shtetase ushtronte profesionin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin G. Ll., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, në lidhje me pagesën për një automjet të marrë me qira. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. H., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-Xh. K., 37 vjeç, banues në Durrës,, pasi dyshohet se ka përndjekur dy 19-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. D., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-Q. B., banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me send të fortë, 2 të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Ll. K., banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel