Ancelotti: Italia do të jetë në Botëror, ëndërroj që të përballem me “Axurrët” në finale me Brazilin
Edhe pse matematika e mban ende në lojë për kualifikimin direkt në Botëror, Italia është praktikisht e sigurt se do të luajë në fazën e playoffit. Për këtë arsye Federata Italiane e Futbollit ka filluar të mendojë për stadiumin e zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe në pole position janë San Siro, Olimpico dhe Allianz Stadium.
Italia në playoff do të jetë kokë serie kështu që është e sigurt se gjysmëfinalen do ta luajë në shtëpi, ndërkohë që vendi i finales së mundshme do të përcaktohet në shortin që do të hidhet në Zyrih.
Sipas LaPresse, vendimi i Federatës Italiane do të varet kryesisht nga kundërshtarët me të cilët skuadra e Të Kaltërve do të përballet në muajin mars.
Qeveria e futbollit në vendin e Apenineve po vlerëson prej kohësh për impiantin më të përshtatshëm për të karikuar Gattuson dhe të tijët dhe më të kredituarit për momentin janë San Siro në Milano, Allianz Stadium në Torino dhe Olimpico në Romë.
Top Channel