Mbrëmja e së shtunës do të jetë e Kosovës që do të luajë ndaj Sllovenisë në fushën e kësaj të fundit. Dardanët janë në vendin e dytë në grupin e tyre dhe janë plotësisht në garë për një kualifikim për të paktën në playoffin e Botërorit.

Duke parë rëndësinë që ka kjo ndeshje pasi edhe Sllovenia me një fitore të mundshme do të hynte në garë për playoffin, UEFA ka caktuar arbitra francezë për të gjykuar këtë ndeshje me gjyqtar kryesor, Clement Turpin, një arbitër që ka vendosur drejtësi në sfida si finalja e Ligës së Kampioneve 2022 apo finalen e Europa League në 2021

Turpin do të ndihmohet nga asistentët Nicolas Danos dhe Benjamin Pages, Stephanie Frappart do të jetë gjyqtare e katërt ndërsa në sallën VAR do të jenë Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard

Në sezonin 2025/26, Clement Turpin deri tani ka arbitruar në 12 ndeshje, 6 në Ligue 1, 2 në Ligën e Kampioneve në fazën e Ligës, 2 në fazën kualifikuese të Champions League, 1 ndeshje të kampionatit të Arabisë Saudite dhe 1 ndeshje të kampionatit të Katarit

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta