“Në Bruksel sillet si ambasadori i Ramës”, Berisha sulmon Silvio Gonzaton: Mashtroi sikur Trump solli La Civita me një çek 9 miliardë USD për të bërë MAGA-n në Shqipëri
16/03 15:30
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë nr. 2 në Tiranë, ku foli për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë.
Ai lexoi edhe një koment nga një qytetar në rrjetet sociale, ku i kishte shkruar: “Fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi”.
“Kam marrë me vete disa komente nga Facebook-u dhe është njëri që shkruan këtu ‘Fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’. Kuptohet që sa të jenë këta tipa, komunizmi do jetë në pushtet. Idiot komplet. Po çfarë t’i them? Këto dëgjesa, në Amerikë ku komunizmi nuk ka qenë asnjëherë, ndodhin shpesh”, tha Rama ndër të tjera.
Top Channel