Ancelotti: Italia do të jetë në Botëror, ëndërroj që të përballem me “Axurrët” në finale me Brazilin
Në prag të ndeshjes vendimtare mes Gjeorgjisë dhe Spanjës këtë të shtunë, trajneri Luis de la Fuente u shfaq në Tbilisi me një mesazh të qartë: të mbyllen “plagët”, të ulet tensioni dhe të përqendrohen të gjitha energjitë te një fitore që do ta afrojë Kombëtaren me Botërorin.
Teknikut të ‘La Roja’-s iu kërkua të komentonte mungesën e Lamine Yamal-it nga lista e të grumbulluarve pas një tjetër mosmarrëveshjeje mjekësore mes palëve: “Lajmi më i mirë është se atij i kanë mbetur edhe 15 vjet me ne”, tha shkurt De la Fuente, duke e mbrojtur njëkohësisht talentin 18-vjeçar të Barcelonës. “Duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen. E tashmja është të mbështetemi te lojtarët që kemi, të fitojmë dhe ta sigurojmë thuajse kualifikimin. Ky është shqetësimi ynë. Marrëdhënia me klubet është e mirë, edhe pse çdo gjë mund të përmirësohet. Ne duhet të bëhemi më të fortë si skuadër për të luftuar për Botërorin.”
I pyetur për kalendarin gjithnjë e më të ngjeshur dhe ndikimin e mundshëm në prag të Botërorit, ai u shpreh: “Fatkeqësisht, do të ketë të dëmtuar. Në futboll gjithmonë ka dëmtime, por tani ka shumë ndeshje dhe një kërkesë fizike e madhe që bën që të gjitha Kombëtaret të kenë lojtarë të lodhur ose të dëmtuar.”
Sa i përket sfidës me Gjeorgjinë, trajneri shtoi: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, krejt ndryshe nga ajo dy vjet e gjysmë më parë. Do të jetë e fortë; ata kanë lojtarë të nivelit shumë të lartë në kampionatet europiane, posaçërisht në Spanjë. Duhet të kemi një ditë në nivelin që kërkohet për të marrë një fitore shumë të rëndësishme. Këtu askush nuk të fal asgjë dhe është shumë e vështirë të fitosh. Duam të ecim ndeshje pas ndeshjeje. Ndonjëherë është e dobishme të zbresim këmbët në tokë. Ajo që po bën ky grup është shumë e vështirë.”
Top Channel