Publikimi i letrave të Epstein/ Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve shtyn përpara nismën e dy deputetëve amerikanë
Nga konferenca për mediat, Sali Berisha deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli organizatë terroriste vëllezërit Hysa, për të cilët tha se janë të lidhur me qeverinë.
Sipas Berishës dje “u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros”.
“Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës. Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros“-u shpreh Berisha.
Sipas kreut të PD “mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës. Sinaloa e Meksikës është ndoshta karteli më i fuqishëm i drogës në botë. Dhe jo vetëm i drogës, por i shumë aktiviteteve të tjera kriminale“.
Berisha thotë se bizneset e tyre shtrihen në shumë vende, nga Kanadaja, Italia dhe në Vlorë e Tiranë.
“Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik. Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube. Por ato, nga Kebeku dhe zonat e indianëve të Kanadasë, gjer në Palermo të Italisë numërojnë në Vlorë, në Tiranë, në Shqipëri, me qindra biznese, por në tërësi kazino, lojëra fati, me të cilat me një marrëveshje lajnë miliardat e Sinaloas së Meksikës. Famoz vetëm restoranti Mirela që mban emrin e bashkëshortes, ka transferuar në Shqipëri dhjetëra e dhjetëra milionë euro nga zonat e indianëve të Kanadasë. Tani, këtu kemi disa sekuenca, pra janë mediat e huaja, është Reuters, agjencia kryesore e lajmeve në botë që njofton sanksionet kundër familjes të perandorisë së kazinove meksikane dhe që lan fondet e kartelit dhe që është i lidhur direkt me Edi Ramën“-u shpreh Berisha.
Top Channel