Sot mbledhja e përbashkët qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama: Krenar për këtë ditë historike, nënshkruajmë 16 marrëveshje
13/11/2025 08:07
Sot do zhvillohet në Romë mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane.
Në një postim në Facebook, kryeministri Rama tha se kjo mbledhje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, duke hapur rrugën për 16 marrëveshje të reja konkrete bashkëpunimi në fusha të ndryshme.
Takimi i nivelit të lartë pritet të përmbyllet me nënshkrimin e dokumenteve që thellojnë lidhjet ekonomike, kulturore dhe institucionale mes dy vendeve.
Postimi ne facebook
Top Channel