“A je bashkëkryetar ti, për çfarë je?”, Rama filmohet në Romë duke kritikuar deputetin në telefon para takimit me Melonin Kësaj here nuk pati një ulje në gjunjë nga Edi Rama përballë Georgia Melonit por vetëm një përqafim.
Në Romë për herë të parë është zhvilluar mbledhja e parë mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.
Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama janë ulur ballë përballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në Villa Doria Pamphili.
Fillimisht është zhvilluar një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan motra.
Seanca plenare e mbledhjes së dy qeverive ka zgjatur për rreth 60 minuta e më pas u vijua me shkëmbimin e Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit .
Marrëveshjet e nënshkruara nga ministrat e dy kabineteve lidhen me Bashkëpunimi strategjik Itali Shqipëri në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.
Për të vijuar tek Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet dy ministrive të jashtme.
Bashkëpunimi në Mbrojtjen civile, parashikon disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional.
Ministria Evis Sala hodhi firmën për disa projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal.
Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshin transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë.
Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive. Në total u nënshkruan 16 marrëveshje dhe memorandume.
Top Channel