“Në arenën ndërkombëtare kemi vizion të përbashkët”, Meloni: Shqipëria sillet si një vend i BE

13/11/2025 15:31

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vlerësuar marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se dy vendet ndajnë një vizion të përbashkët edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas saj, Shqipëria po tregohet si një partner i besueshëm dhe po vepron tashmë “si një vend i Bashkimit Evropian”.

“Italia dhe Shqipëria edhe në arenën ndërkombëtarë kanë një vizion të përbashkët. Shqipëria sillet si një vend i BE

Pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociata për anëtarësim në BE, një kapitull teknik.

Vazhdojmë të themi që nuk është zgjerim i Evropës por një ribashkim të saj, Shqipëria është një vend evropian, ajo që na takon ne është ta ndjekim këtë proces sa më serioz dhe të shpejtë”, tha ajo.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta