Paul Pogba dhe Hakim Ziyech i bashkohen një letre ku thuhet se disa vende ku do të luhen ndeshjet nuk duhet të mirëpresin ‘një regjim që kryen gjenocid’.

Dhjetëra sportistë i janë bashkuar grupeve të të drejtave të njeriut duke i bërë thirrje Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) që të pezullojë Izraelin për shkak të shkeljeve të të drejtave kundër palestinezëve. Në një letër të dërguar presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, të martën, “Atletët për Paqe”, një grup që përfshin më shumë se 70 sportistë profesionistë, mbështetën një thirrje që organi drejtues të ndërpresë lidhjet me Shoqatën e Futbollit të Izraelit (IFA).

“Asnjë vend, skenë apo arenë e përbashkët në shoqërinë civile ndërkombëtare nuk duhet të mirëpresë një regjim që kryen gjenocid, dhe krime të tjera kundër njerëzimit”, thuhej në letrën e shkruar nga Game Over Israel. “Pandëshkueshmëria e vazhdueshme e Izraelit për krime të tilla do të marrë fund vetëm nga pesha e veprimeve kolektive të ndërgjegjshme, duke përfshirë masat për të bllokuar hyrjen e tyre në ngjarje dhe aktivitete sportive ose kulturore.”

Mes sportistëve që e mbështetën thirrjen janë edhe fituesi i Kupës së Botës me Francën, Paul Pogba, sulmuesin holandez Anwar El Ghazi, lojtarin maroken Hakim Ziyech dhe anësorin spanjoll Adama Traore. Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë Fondacionin Hind Rajab dhe Tribunalin e Gazës, gjithashtu nënshkruan letrën.

Peticioni shënon një vazhdim të një fushate që kërkon që UEFA të përjashtojë Izraelin nga ngjarjet e saj, duke përmendur mizoritë e kryera gjatë luftës së saj në Gaza. Në shtator, presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, mbështeti gjithashtu thirrjen për pezullimin e Izraelit nga futbolli evropian. Shoqata e Futbollit të Irlandës (FAI) miratoi një rezolutë të ngjashme në fillim të këtij muaji.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta