“Meloni, motra ime”/ Rama nga konferenca e përbashkët: Korridori i VIII ka nisur me ritme të përshpejtuara Po zhvillohet mbledhja mes qeverisë së Italisë dhe Shqipërisë në Romë.
Kryeministri Edi Rama foli sërish për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian duke theksuar se është gati për marrëveshjen edhe nëse nuk do të kemi të drejtë vetoje
Rama: Mund të them që ajo ç’ka tha Meloni shkon në drejtimin e thellimit të marrëdhënie. Kemi një nga projektet më të mëdha në Europë për energjinë, që po ecën para. Jemi tashmë duke punuar për një tjetër projekt të madh që do të lidhë lindjen me perëndimin, do përfshihen Italia, Greqia, Rumania dhe është i një rëndësie të madhe strategjike. Kemi edhe kulturën dhe nëse s’do të ishte pranishme kultura, s’do të ishte as Italia, kjo nderon Italinë dhe ministrin e saj. Më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete. Shpresoj që muezu i artit italian në Shqipëri të jetë një tjetër fakt konkret dhe të jeni ju ai që do të hapë dyert e muzeut.
Koha do të kalojë dhe do të tregojë që unë kam të drejtë, gaboja kur isha më i ri si ministër i kulturës, tani që jam një veteran nuk besoj se gaboj. Nëse duke nisur punën për këto negociata përgjegjësia do të jetë e Giorgias atëherë do të jemi në duar të sigurta. E kam thënë që jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur veton dhe votën, nuk na intereson. Jemi gati që të nënshkruajmë. Këtu sot është një ditë historike dhe nëse në takime të tjera, më duhet të them që me këtë nivel mikpritje, në këtë pallat kaq të bukur dhe me këtë atmosferë, nuk keni sipas meje të dytë, nuk keni konkurrencë, unë jam i anshëm, nuk jam objektiv me ketë që them.
Top Channel