Futbollisti surprizë nuk do të debutojë kundër Serbisë, Thomas Tuchel e lë në tribunë 22-vjeçarin 16 marrëveshje dhe memorandume janë firmosur sot mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Romë.
Marrëveshjet që u shkëmbyen nga ministrat respektivë të kabineteve qeveritare në disa fusha të rëndësishme, si në atë të energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.
U firmosën: Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike. Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare. Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri.
Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave. Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës. Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes. Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit të XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë. Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile.
Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare. Deklaratë mirëkuptimi mes departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës. Marrëveshje financiare mes Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019. Memorandum mirëkuptimi me Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë. Memorandum mirëkuptimi me Simest SpA dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare, AIDA. Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint ventures për punimet në kantieret e Pasha Limanit. Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo SpA dhe KAYO.
Top Channel