“Kreditimi po nxit ekonominë”, kreu i departamentit të politikës monetare: Inflacioni nën kontroll, rritja ekonomike zgjerim me 3.6%

13/11/2025 19:47

Kreditimi në rritje dhe likuiditeti po japin shtysë për rritjen e  ekonomisë shqiptare.

Sipas analizës më të fundit të Bankës së Shqipërisë për raportin e politikës monetare, sistemi bankar po vijon mbështetjen me financime bizneset dhe familjet, teksa kredia hipotekore vijon rritjen ndërsa ajo konsumatore rënien.

“Inflacioni mbetet në kontroll, rritja ekonomike është pranë potencialit dhe tregjet financiare shfaqin stabilitet të lartë. Kushtet monetare dhe financiare janë stimuluese për aktivitetin ekonomik”, tha Erald themeli, drejtor i Departamentit të Dolitikës Monetare.

Ecurisë e kursit të këmbimit Banka e Shqipërisë e vlerëson të qëdnrueshme ndërsa thekson se kushtet në treg mbeten të favorshme për zgjerimin e konsumit dhe investimeve private.

“Presim që këto trende të vijojnë edhe në muajt në vijim. Rritja ekonomike do të mbështetet nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe një politikë fiskale e balancuar”, shprehet Themeli.

Për vitin 2026, pritshmëritë e Bankës Qendrore janë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe kthim të inflacionit në objektivin 3%, ndërsa norma bazë e interesit mbetet në 2.5%, në funksion të stabilitetit të çmimeve dhe ruajtjes së ekuilibrave financiarë në vend.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta