Siguria rreth të ardhmes së Kenan Yildiz ka filluar të tronditet. Ditët e kaluara u fol për frenimin e bisedimeve mes klubit torinez dhe futbollistit për rinovimin e kontratës, një situatë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Janë të paktën 3 klube që duken të gatshme të hidhen në sulm për yllin e Juventusit dhe bëhet fjalë për Realin e Madridit, Chelsea dhe Arenalin që janë të predispozuara t’i ofrojnë futbollistit atë pagë që Zonja e Vjetër nuk është në gjendje që t’ia garantojë.

Yildiz është i 19 në klasifikimin e skuadrës përsa i përket pagës, vetëm Perin, Rugani, Miretti, Cabal, Pinsoglio dhe Adzic marrin më pak se paga prej 1.7 milionë eurosh që përfiton turku. Përfaqësuesit e Yildiz kërkojnë rritje të pagës së tij në rreth 6 milionë euro, më pak se Vlahovic, por në të njëjtin nivel si David. Klubi për momentin nuk duket se dëshiron t’i ofrojë më shumë se 5 milionë euro në sezon, por sigurisht do të ketë kohë dhe do të gjendet mënyra për të rinisur bisedimet kjo edhe për faktin se kontrata aktuale e Yildiz skadon në 2029.

Është pikërisht ky aspekt i fundit që i jep garanci Juventusit kjo edhe për faktin se nëse do të merret në konsideratë një largim i futbollistit do të jetë pikërisht klubi ai që do të përcaktojë cmimin e kartonit të Yildiz; përballë një vlere merkatoje që shkon rreth 75 milionë euro, bardhezinjte nuk do të kërkonin më pak se 100 milionë euro për të lejuar largimin e Yildiz nga skuadra

Shpresa e tifozëve, të cilët e kanë Yildizin si beniaminin e tyre, është që ai të mund të gjejë një akord me klubin sa më shpejt. Shumë varet edhe nga ecuria e skuadrës në këtë sezon duke qenë se kualifikimi për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm do t’i bënte më të lehta gjërat si në aspektin ekonomik dhe në atë të motivimit sportiv

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta