Franca, probleme fizike me Camavingan, Deschamps thërret Thuramin e Juventusit
13/11/2025 11:47
Kephren Thuram merr një suprizë, Didier Deschamps që në fillim e kishte lënë jashtë skuadre, e grumbulloi në kombëtaren franceze për të zëvendësuar Eduardo Camavinga që nuk është në gjendjen e tij më të mirë.
Mesfushori i Juventusit në mbrëmjen e së mërkurës shkoi në qendrën stërvitore të Francës në Clairefontaine për t’u bashkuar me skuadrën në ndeshjet kundër Ukrainës dhe Azerbajxhanit.
‘Trajneri Didier Deschamps vendosit që të mërkurën e 12 nëntorit të grumbullojë në skuadër Kephren Thuram për ndeshjen me Ukrainën dhe Azerbajxhanin, dy sfida këto të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026-lexohet në komunikatën e Federatës Franceze të Futbollit’.
Top Channel