“Depolitizoni administratën zgjedhore”, rekomandimi i ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato për partitë politike

13/11/2025 15:14

Politika po bëhet gati të ndryshojë rregullat e lojës për zgjedhjet, ndërsa ndërkombëtarët presin një produkt të mireë dhe gjithëpërfshirës.

Diplomati i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato kërkoi që raporti i misionit të OSBE OHDIR dhe rekomandimet e Venecias të jene udhërrëfyesit e komisionit bipartisan që nis punën të martën.

Nevoja për një reformë dhe sistem zgjedhor gjithëpërfshirës të cilin e kemi kërkuar prej kohësh, është kërkesë  e nënvizuar  në raportin e fundit te OSBE OHDIR që nxjerr mangësitë domethënëse ne ketë proces zgjedhor, keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe mungesa e fushës së barabartë të lojës, rëndësia e fuqizimit të pavarësisë dhe neutralitetit te institucioneve, nevoja për të mbikëqyrjen e fushatave zgjedhore  dhe garantimit te  kushteve  te barabarta për aktoret politik. Këto reforma janë hapa themeltarë  në rrugëtimi ne Shqipërisë drejt BE”, u shpreh Silvio Gonzato.

Komisionieri Ilirjan Celibashi është i bindur se ka ardhur koha që politika të mbajë larg duart nga administrimi i zgjedhjeve. Pret depolitizim të administratës zgjedhore duke propozuar një formulë mikse.

Dominimi vetëm nga partitë politike të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëria krijuar handikapin e vet ne lidhje me standardin profesional te administrimit te zgjedhjeve. Ndaj konfirmoj qëndrimin e KQZ për të ndryshuar definitivisht mënyrën si administrata zgjedhore është e organizuar. Kjo nuk do thotë që partitë politike të zhvishen tërësisht nga tërësia e tyre, por dhe nga mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo sikurse është sot kur 100% e procesit administrohet prej tyre.“, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Për trajnimin e administratës zgjedhore KQZ në bashkëpunim dhe mbështetje të Bashkimin Europian dhe Këshillin Evropës kanë nisur një projekt të ri që synon formimin e integritetit të proceseve zgjedhore.

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta