Debati për emërimet, zgjedhja pa garë e Arta Dollanit në krye të arsimit parauniversitar, Kumbaro pyetet nga deputetët e opozitës

13/11/2025 19:48

Emërimi pa garë i besnikes së Mirela Kumbaros, në krye të Agjencisë së Arsimit Parauniversitar shkaktoi debate në komisionin e ekonomisë.

Ministrja e re e arsimit kishte shkuar për buxhetin por deputetët e opozitës i kërkuan llogari për investigimin e Top Channel për caktimin e krahut të saj të djathtë Arta Dollanit në krye të politikave shkollore, pas një rrugëtimi të gjatë së bashku nga Ministria e Kulturës në Ministrinë e Mjedisit e tashmë në Ministrinë e  Arsimit.

“Pse keni emëruar dikë që nuk ka lidhje me arsimin?”, e pyeti deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri.

“Rasti në fjalë është si të gjitha rastet kur hapen vakancat në postet menaxheriale. Çdokush ka të drejtë të kandidojë nëse përmbush kriteret e parashikuara për këtë. Janë respektuar të gjitha kriteret dhe etapat te parashikuara nga ligji për rekrutimin për një person që ka të gjithë të drejtën e botës të aplikojë”, tha ministrja Mirela Kumbaro.

Një tjetër çështje që u trajtua është konflikti i interesit i zv.ministres Orjana Osmanit si autore tekstesh shkollore në një kohë kur mban rol me ndikim në këtë fushë.

“Jam krenare për zv.minsitren që e njeh shumë mirë arsimin. Ajo ka dhënë dorëheqjen nga autorësia kur është bërë zv.ministre”, u shpreh Kumbaro.

E vërteta është ndryshe nga dokumentat që disponon Top Channel, ku duket qartë se si Osmani në pozitën e zv.ministres më 3 mars ka firmosur për emrin e saj si autore në katalogun shkollor që lejon shitjen e librit të letërsisë në institucionet arsimore. Efekt

Por një lajm të mirë ministrja e dha për shtimin e buxhetit në arsim me gati 3 miliardë më shumë se në 2025 për investime në infrastrukturë, rishikime kurrikulash si dhe konsolidim pagash, ku mësuesit planifikohet të marrin një rritje prej 3000 lekë në muaj.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta