“Meloni, motra ime”/ Rama nga konferenca e përbashkët: Korridori i VIII ka nisur me ritme të përshpejtuara
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp komentoi atentatin pranë Rinasit, për të cilën tha se është një vepër e eksponentëve të krimit.
Për të plagosurin, Muç Shaljani apo Sheqeri, kryedemokrati tha se ka qenë mbështetës dhe financues kryesor në fushatë elektorale i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ndërsa për viktimën, Gilmando Dani, tha se ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe.
“Ekzekutimi publik në vendin më të sigurt të shtetit, aeroportin e Rinasit, është vepër e padiskutueshme e eksponentëve të krimit, të lidhur si mishi me thoin me qeveritarët shqiptarë.
Breshëritë e kallashnikovit dhe pistoletës që u shkrehën mbi trupin e Danit dhe Shaljanit vetëm pak minuta para apo pas se të kalonte një delegacion, i cili shoqërohej me eskortë policie, dëshmon e pasigurisë ekstreme që ekziston në këtë vend në çdo skaj, në çdo qoshe.
Por unë i rikthehem kësaj çështje për një faktor tjetër që mediat po e mohojnë, po e censurojnë.
Muç Shaljani apo Sheqeri ka qenë mbështetës dhe financues kryesor në fushatë elektorale i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Dhe kjo është e faktuar dhe dokumentuar.
Muç Shaljani është angazhuar me të gjithë bandën dhe paratë e tij të krimit në blerje votash për ministrin Hoxha dhe në mbështetje të tij.
Shaljani është anëtar aktiv i të njëjtës bandë me Danin.
Gilmando Dani ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe.
Se në qoftë se ti bashkëpunon me kriminelët, ti kryen një krim, sikundër edhe Hoxha.
Ai ka përdorur të gjithën bandën e tij, se në fakt Dani ishte eksponenti më kryesor i akuzuar për një seri vrasjesh dhe aktesh të tjera, i bandës famëkeqe të Shullazit.”, u shopreh ai
Top Channel