“Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut”/ Ministri i Mbrojtjes mohon deklaratën e Berishës: Dëlire të kësaj natyre nuk më shqetësojnë

12/11/2025 12:08

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të ‘Sigurisë’ ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dha një prononcim për gazetarët.

Ai u pyet se si e komenton deklaratën e kreut të PD, Sali Berisha, ku ky i fundi ka thënë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut.

Ministri Vengu e mohoi këtë deklaratë të Berishës, duke thënë se ‘dëlire të kësaj natyre nuk e shqetësojnë’.

I marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha që nuk ka frikë nga pozita e drejtuesit të opozitës për të ushtruar kërcënime, siç janë dikastere si Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë të vërteta këto gjëra. Dëlire të kësaj natyre nuk më shqetësojnë“, u shpreh ai.

Po ashtu Vengu zbuloi se kur di të fillojë prodhimi i armëve ‘Made in Albania’.

Janë themeluar tre kompani të përbashkëta, një për prodhimin e uniformave, por edhe mund të eksportohen. Prodhimi i municioneve, kem i bashkëpunim europain dhe me partneritet vendas. Sa i përket mjeteve të blinduara kemi një partnerit mes një partneri vendas dhe një izraelit.

Prodhimi uniformave edhe rekrutimit të punonjësve fillon këtë vit. Për prodhimin e municionet, brenda 6-mujorit të parë të vitit 2026 synojmë që linja të jetë instaluar dhe të fillojë prodhimi i municioneve, në fund të vitit të demonstrojmë sistemin e parë anti-dron ‘Made in Albania’.”, u shpreh ai.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta