Puthje pasionante, supermodelja kapet ‘mat’ me ish-partnerin e Dua Lipës

12/11/2025 15:14

Modelja dhe aktorja Emily Ratajkowski është parë duke shkëmbyer puthje pasionante me regjisorin francez Romain, ish-partnerin e yllit me origjinë shqiptare Dua Lipa, në një dalje romantike në Nju Jork.

Çifti nuk e fshehu pasionin e tyre gjatë shëtitjes, duke u puthur pranë një ndërtese dhe një hyrjeje të metrosë, si dhe me momenta të ëmbla ku Emily ledhatonte fytyrën e Romain dhe ai mbante duart mbi shpinën e saj.

Kjo duket të jetë romanca e parë e re e Emily që nga verën e vitit 2024, kur u fotografua duke ndarë momente intime me këngëtarin Shaboozey. Më parë, ajo ka pasur lidhje të shkurtra me Harry Styles, Eric André, Pete Davidson, Jack Greer dhe DJ Orazio Rispo, ndërsa ishte e martuar me producentin Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka një djalë, Sylvester.

Pas gati tre vitesh që nga fillimi i divorcit të tyre, modelja dhe aktori Sebastian Bear-McClard tani janë zyrtarisht të divorcuar. Sipas dokumenteve të gjykatës, divorci u dha më 22 korrik në Gjykatën Supreme të New Yorkut, duke i bërë Emily dhe Sebastian të divorcuar ligjërisht. Një urdhër në lidhje me sigurimin shëndetësor të djalit të tyre u paraqit gjithashtu në të njëjtën ditë, por meqenëse të dhënat e divorcit në këtë shtet janë të mbyllura për publikun, detajet nuk dihen.

Divorci dukej se u finalizua në fund të vitit të kaluar, kur avokati i modeles së famshme paraqiti të gjitha dokumentet e nevojshme, përfshirë një propozim për një vendim gjyqësor dhe një marrëveshje për kujdesin e fëmijës. Megjithatë, gjykata e ktheu vendimin për rishikim dhe më pas u arrit një zgjidhje, e cila mbetet larg syrit të publikut. Emily kërkoi divorcin në shtator të vitit 2022, katër vjet pasi u martuan./TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta