Raheem Sterling dhe familja e tij përjetuan momente paniku ditën e shtunë. Një bandë grabitësish të maskuar hynë me dhunë në banesën e tij dhe futbollisti u pajis me thikë për të mbrojtur familjen e tij.

‘Nuk kishte asnjë zgjedhje, bëri atë që cdo baba i dashur do të bënte, po përpiqej të mbronte familjen e tij të re-tha një burim për tabloidin ‘The Sun’-atij i duhej të mbrohej në një farë mënyre teksa u përpall me shumë persona’.

Kjo është hera e dytë që banesa e yllit të Chelsea bëhet shënjestër e grabitësve. Herën e parë një ngjarje e tillë ndodhi në 2022 gjatë Botërorit të Katarit, me Sterling që la për pak kohë grumbullimin e kombëtares angleze për t’u kthyer në shtëpi.

Sipas ‘The Telegraph’ këtë radhë grabitësit tentuan të hyjnë në banesë në orën 06:30 dhe një zëdhënës i Sterling konfirmoi se ai dhe fëmijët e tij ishin në shtëpi në atë moment por ata janë mirë. Raheem Sterling 30 vjec bashkëjeton me partneren e tij dhe 3 fëmijët e tyre. Ndërkaq, policia e Thames Valley po heton ngjarjen. ‘Oficerët po bëjnë hetimet dhe kanë bërë apel që ata që kanë informacion apo që kanë parë persona në zonë që ngjallin dyshime të kontaktojnë policinë-tha një zëdhënës i Thames Valley Police

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta