MotoGP, Marquez dhe raporti me Rossin: Ai nuk ka nevojë për mua e as unë për të…
NBA ka vendosur të revolucionojë formatin e All Star Game që këtë vit do të zhvillohet me formulën SHBA kundër Pjesës tjetër të Botës. Do të jetë një turne që do të zhvillohet në 15 shkurt në arenën Inuit Dome të Los Angelesit, ku luan ndeshjet e saj skuadra e Clippers.
Skuadrat do të përbëhen nga basketbollistë amerikanë dhe ndërkombëtarë dhe me këtë format të All Star Game, NBA synon një eksperiencsë më kompetitive dhe më përfshirëse.
Do të jenë 3 skuadra që do të përbëhen nga të paktën 8 lojtarë dhe ndeshjet do të zgjasin 12 minuta. Skuadra A do të luajë ndaj Skuadrës B në ndeshjen 1. Fituesja do të përballet me Skuadrën C në ndeshjen 2, ndërsa skuadra humbëse do të luajë me Skuadrën C në ndeshjen 3. Nëse të gjitha skuadrat do të kenë bilancin 1 fitore dhe 1 humbje, diferenca do të bëhet nga pikavarazhi.
Por si do të formohen skuadrat? Objektivi i NBA është që të krijohen 2 skuadra me basketbollistë amerikanë dhe 1 me lojtarë ndërkombëtarë
Top Channel