NBA, revolucion në All Star Game, do të jetë sfidë SHBA kundër Botës
Marc Marquez e mbylli përpara kohe sezonin në Botërorin e MotoGP për një problem në shpatull, por ai arriti të fitojë titullin e 9 botëror në karrierë, të 7 në klasin MotoGP.
Në një intervistë për programin ‘El Larguero’ të Cadena Ser në Spanjë, piloti katalanas foli për raportin me Valentino Rossin që nuk u riparua kurrë që pas incidentit të famshëm të Malajzisë në 2015 kur ‘Doktori’ humbi shanset për fitimin e titullit të 10 në karrierë. Që nga ai mes dy pilotëve është krijuar një raport I ngrirë dhe askush nuk mund të ngjisë frakturën.
‘Është një pikë ku dikush e sheh këtë tavolinë të zezë, dikush e sheh të bardhë e dikush e sheh ngjyrë kafe-tha Marquez-Rossi, i shqetësuar se unë mund të fitoj titullin e 10? Nuk e besoj dhe sinqerisht nuk më intereson cfarë mendon ai. Më interesojnë personat që mund të kontribuojnë në suksesin tim. Komentet nga jashtë? Edhe opinionet, sensacionalizmi dhe ekzibicionismi shesin’
Në Çmimin e Madh të Austrisë, Marc Marquez dhe Valentino Rossi u shkëmbyen mes tyre por as nuk u panë në sy.
‘Nuk jemi riparë më. Jemi shkëmbyer nja dy herë në paddock më duket-tha Marquez që nuk deshi të shtojë asgjë më shumë për incidentin e 10 viteve më parë në Malajzi, ku Rossi e goditi me shkelm-ndodhi në Austri, por asgjë. Nuk ndjeva asgjë. A do të përshëndetemi me mirësjellje? Nuk mund të gënjejë, secili sheh punën e tij. Ai nuk ka nevojë për mua dhe as unë nuk kam nevojë për të. Por motociklizmi ka nevojë për të dy. Ka njerëz që thonë se nuk me goditi me shkelm? Sic e thashë më parë, kush e sheh, e sheh. Nuk kam cfarë të them tjetër. Të gjithë i kemi parë ato imazhe 1000 herë’
Top Channel