Kushtet atmosferike vënë Lara Colturin në vështirësi, e 23 në Slalomin gjigand në Kanada
Çmimi i Madh i Tajlandës do të jete pjesë e kalendarit të Botërorit të MotoGP edhe për 5 vjet të tjerë.
Vetë drejtuesit e MotoGP konfirmuan arritjen e një marrëveshjeje deri në vitin 2031 duke garantuar kështu praninë e këtij kampionati në pistën e Burirami edhe për të paktën 5 sezone të tjera, ndërkohë që ekziston mundësia që kjo marrëveshje të rinovohet përsëri.
‘Që nga momenti kur shkuam për herë të parë në Buriram në 2018, Cmimi i Madh i Tajlandës është bërë një event gjithnjë e më i rëndësishëm dhe sugjestionues-tha Shefi Ekzekutiv i MotoGP, Carmelo Ezpeleta-garat janë gjithnjë një spektakël fantastik dhe argëtimi ekstra për tifozët, krijojnë një fundjavë shumë të kompletuar për numrin rekord të shikueseve që regjistrojmë shpesh’
Top Channel