Franca, Mbappe dhe Deschamps: Në fushë për të kujtuar viktimat e Bataclan
Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e kësaj të enjteje me Andorrën për kualifikueset e Botërorit 2026, një ndeshje kjo që ka shumë rëndësi pasi kuqezinjtë mund të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e playoffit.
Medon Berisha në një intervistë për ‘Telegrafi’ në Kosovë është shprehur me besim dhe optimizëm për kualifikimin e mundshëm të skuadrës sonë kombëtare.
‘Ëndërr e kam pasur të luaja në Kampionatin Evropian, gjë që m’u bë realitet dhe tani po ëndërroj që të shkojmë në Botëror për herë të parë’-është shprehur Medon Berisha më pas foli edhe për fitoren historike të Kombëtares ndaj Serbisë muajin e kaluar
‘Ndaj Serbisë ka qenë fitore historike, jemi të kënaqur që më shumë punë kemi arritur ta bëjmë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Tani duhet të fokusohemi vetëm te Andorra dhe t’i marrim pikët e plota pasi kuptohet synimi kryesor mbetet play-offi i Kupës së Botës-vijoi futbollisti kuqezi- Andorra është një skuadër jo e lehtë, që mbrohet mjaftë mirë. Që nga dita e parë do të fokusohemi dhe të punojmë fortë për të marrë vetëm fitore. Synimi është vetëm fitorja’.
Përsai i përket ndeshjes me Anglinë, Medon Berisha tha se do të jetë e rëndësishme, por skuadra kombëtare do të japë maksimumin në fushë.
‘Me Anglinë kuptohet do të jetë mjaftë vështirë. Anglia në secilin pozicion ka yje që luajnë në ligat e mëdha evropiane. Do ta japim mbi 100 për qind në fushë-tha Medon Berisha
Ndërkaq biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare si ndaj Andorrës ashtu dhe ndaj Anglisë janë shitur të gjitha, por të gjithë kanë mundësi t’i ndjekin këto ndeshje nëpërmjet platformës Digitalb
Top Channel