Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja mbërriti në Andorra për sfidën e radhës
12/11/2025 16:58
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Andorra për ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Botërorit 2026, një ndeshje kjo që mund të na japë mundësinë që të kualifikohemi për në fazën e playoffit të kompeticionit.
Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se grupi është i plotë dhe i gatshëm për seancën e fundit zyrtare në prag të kësaj përballjeje me Andorrën.
Kujtojmë se biletat për këtë ndeshje janë shitur, ndërkohë që ajo do të transmetohet edhe në platformën Digitalb ashtu sikurse edhe sfida që do të ulë siparin e kualifikueseve për kuqezinjtë, me Anglinë që do të luhet në 16 nëntor në ‘Air Albania Stadium’
Top Channel