Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për sfidën ndaj Andorrës e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 me kuqezinjtë që luajnë shanset e tyre për kualifikimin për në fazën e playoffit të kompeticionit.

Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore dhe tashmë të gjithë janë gati për këtë përballje të rëndësishme.Atmosfera në skuadër duket se është shumë e mirë teksa të gjithë janë të motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.

Sfida me Andorrën është e parafundit për kombëtaren tonë në këtë fushatë kualifikuese të Botërorit 2026, ndërkohë që kjo aventurë do të mbyllet në 16 nëntor pikërisht me skuadrën me të cilën edhe u hapën, nënkampionët e Evropës të Anglisë. Të dyja këto ndeshje do të transmetohen në platformën Digitalb.

Kujtojmë se skuadra jonë kombëtare ndodhet në Grupin K të kualifikueseve dhe pas 6 ndeshjesh e sheh veten në vendin e dytë me 11 pikë pas Anglisë duke lënë pas Serbinë me 10 pikë e më pas Letoninë dhe Andorrën

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta