Joao Cancelo duket se ndjen mall për Kontinentin e Vjetër. Vetë portugezi e ka pohuar këtë teksa nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u kthyer në futbollin evropian.

‘Sigurisht që ëndërroj të kthehem të luaj në Evropë-tha Joao Cancelo-aktualisht kam edhe një vit kontratë me Al Hilal, por mbetem i hapur ndaj një rikthimi. E ardhmja do ta thotë këtë’

Joao Cancelo ka me Al Hilal një kontratë deri në vititn 2027, kështu që nëse nuk do të ketë rinovim të kontrarës, portugezi mund të largohet nga Arabia Saudite që në muajin janar.

Në moshën 31 vjecare, Joao Cancelo ka treguar se mund të luajë ende në nivele të larta, madje fitoi edhe të drejtën e grumbullimit me skuadrën përfaqësuese portugeze për ndeshjet kualifikuese të Botërorit ndaj Irlandës dhe Armenisë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta