Italia, Cambiaghi i pafat, u thirr në vend të Kean, por… kthehet në shtëpi
12/11/2025 11:05
Nicolo Cambiaghi është i pafat. Sulmuesi i Bolognas detyrohet të lërë grumbullimin e përfaqësueses italiane në Coverciano për shkak të një shqetësimi në pulpën e djathtë.
Kjo do të thotë që për të bëhet i pamundur aktivizimin në dy ndeshjet e radhës së Kombëtares Italiane me Moldavinë dhe Norvegjinë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Cambiaghi që ishte thirrur nga trajneri Gattuso për të zëvendësuar Moise Kean edhe ky i dëmtuar do të kthehet te klubi i tij, ndërkaq trajneri i 4 herë kampionëve të botës ka vendosur të mos e zëvendësojë sulmuesin e Bolognas.
Ndërkaq, te Italia, Calafiori vazhdon të stërvitet vecmas skuadrës , por mbrojtësi I Arsenalit mbetet në skuadër.
Top Channel