Ndoshta është herët të thuhet, por në letër më Derbin e Madonninës, Interi duhet të hedhë në fushë dyshen sulmuese Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram. Por kjo vlen për sezonin e kaluar, se për këtë vit gjërat janë ndryshe; pak për shkak të shpërthimit të Bonny dhe Esposito, pak për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur Thuram për 40 ditë.

Deri tani kapiteni zikaltër dhe sulmuesi francez kanë qenë bashkë në fushën e lojës në 5 ndeshje për një totale prej 351 minuta.

Deri tani nuk është ndjerë mungesa e Thuram në fushë, e megjithatë për derbin e 23 nëntorit gjithcka të lë të mendohet se minutazhi i Thu-La do të rritet; Marcus Thuram nuk është grumbulluar për ndeshjet e radhës së Francës dhe qëndroi në Pinetina për të vijuar riatletizimin e plotë. Ndërsa Lautaro Martinez edhe pse i impenjuar me Argjentinën do të këtë thuajse një javë të plotë për të përgatitur ndeshjen ndaj Milanit.

Lautaro do të mund të kthehet në Itali pas ndeshjes me Angolën; në Milano do të jetë të dielën duke qenë se Chivu iu ka dhënë 3 ditë pushim futbollistëve të tij, për t’u kthyer në stërvitje me skuadrën ditën e martë, kur grupit do t’i bashkohen edhe  Barella, Bastoni, Dimarco, Esposito dhe Frattesi. Të fundit që do ta bëjnë këtë do të jenë Akanji dhe Calhanoglu.

Pas kësaj do të nisë puna për ndeshjen derbi ku mes të grumbulluarve të Interit për këtë përballje do te jëtë edhe Darmian. Ndërsa Mkhitaryan do të ketë nevojë edhe për 10 ditë më shumë dhe nuk do të jetë në derbi, ku për vendin e tij  janë në balotazh Sucic dhe Zielinski

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta