Kualifikueset Botërori 2026, Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën me Andorrën, gjithçka gati…
Kombëtarja italiane do të luajë mbrëmjen e së enjtes kundër Moldavisë, ndeshjen e parafundit të saj në kualifikueset e Botërorit 2026. Nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të jashtëzakonshme, skuadra e Të Kaltërve është e destinuar të luajë në fazën e playoffit të kompeticionit.
Trajneri Ivan Gennaro Gattuso doli në një konferencë për shtyp duke folur për Moldavinë dhe sistemin e kualifikueseve
‘Ndeshja me Moldavinë nuk do të jete aspak e lehtë-tha Gattuso-ajo si skuadër ka vështirësitë e veta, por ka në radhët e saj shumë lojtarë interesantë. Duhet të tregojmë rritjen tonë në fushë dhe të dimë të vuajmë. Në këtë grumbullim disa gjëra mund të kishin shkuar keq, por djemtë u përgjigjën menjëherë dhe për këtë dua t’i falënderoj’
Gattuso e kishte diçka për të thënë edhe për sistemin e kualifikueseve që aplikohet në Evropë
‘Asnjë peng për ndeshjet e kaluara-tha Gattuso-Fitorja të ndihmon të fitosh dhe ne duhet të fokusohemi këtu. Por të shohësh një grup kualifikuesesh si ai amerikanolatin ku kualifikohen 6 skuadra dhe të tjerat shkojnë në playoff me kombëtaret oqeanike të zemëron pak dhe të bën të kuptosh se rrugëtimi ynë është i komplikuar. Sistemi i kualifikueseve për në botërorë duhet ndryshuar’.
Top Channel