Italia, Cambiaghi i pafat, u thirr në vend të Kean, por… kthehet në shtëpi
Kur kanë kaluar 10 vjet nga atentatet në Bataclan në 13 nëntor të 2015, Kylian Mbappe dhe Didier Deschamps deshën të kujtojnë ato momente frike në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Ukrainën për kualifikueset e Botërorit 2026.
‘Ishte një moment i tmerrshëm, të gjithë ndihen të prekur nga ajo cfarë ndodhi-tha Mbappe-të luash 10 vite më vonë është dicka speciale. Do të kërkojmë t’iu bëjmë homazh të gjithë personave që u goditën nga ai event tragjik, duam ta bëjmë në mënyrë që kjo ditë të jetë më e lehtë sa të jetë e mundur për të gjitha viktimat’.
Qendërsulmuesi i Realit të Madridit tregoi se si e përjetoi atë mbrëmje të mallkuar që pato mbi 130 të vdekur.
‘Isha në Monaco për të ndjekur ndeshjen(Francë-Gjermani) dhe mësova lajmin nga të gjithë-tha Mbappe-ishte edhe frika tjetër se ishte pranë shtëpisë sime dhe prindërit e mi ishin akoma në Bondy. Gjëja e parë që bën merr në telefon të dashurit e tu dhe më pas shikon tmerret që ndodhin’
Në atë mbrëmje në pankinën e Francës ishte pikërisht Didier Deschamps që tregoi për atë cfarë ndodhi jashtë Stade De France.
‘Ishin shumë pak persona të pranishëm kur ndodhi-tha Deschamos-e dimë që është pjesë e kontekstit, nuk është argument tabu, por ajo që dua të nënvizoj, është ndeshja jonë që është e rëndësishme. E kam pak të vështirë të shprehem për atë ngjarje, por është më shumë për vetëkontrolli. Kjo detyra për të kujtuar, mbështetja dhe keqardhja që iu detyrohemi të gjitha familjeve që vuajtën dhe që humbën të dashurit e tyre është pjesë e kontekstit dhe ne do të merremi me këtë. Është vetëm një ndeshje futbolli, nuk është asgjë në krahasim me atë cfarë ka ndodhur. Por është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne’
Top Channel