Sylvinho nuk fshihet: Botërori me Shqipërinë një mision. Shpresojmë që mos të na bjerë për pjesë Italia
Kombëtarja U19 humbi në sfidën e parë të raundit kualifikues për Evropianin e 19 vjecarëve të vitit 2026. Në Niko Dovana, Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Julian Ahmetaj u dorëzuan përballë Ukrainës me këtë të fundit të iu imponua duke i mundur me rezultatin 3-0.
Kombëtarja shqiptare e U19 rezistoi deri në minutën e 34, kur Ukraina zhbllokoi rezultatin në 1-0. Rezultat ky me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë kuqezinjtë tentuan të reagonin dhe krijuan disa mundësi shënimi, por ishte Ukraina ajo që gjeti sërish rrugën e rrjetës madje 2 herë në minutat 74 dhe 88 për të fiksuar fitoren 3-0 të saj.
Kombëtarja e U19 është në grupin B5 të raundit të parë kualifikues për Euro 2026 dhe ka edhe 2 ndeshje të tjera për të zhvilluar. Në 15 nëntor Kombëtarja e 19 vjecarëve e drejtuar nga Julian Ahmetaj do të luajë ndaj Sllovakisë në orën 14:00
Top Channel