Cristiano Ronaldo ka shkaktuar një stuhi të vërtetë polemikash në rrjetet sociale me disa deklarata kontroverse në lidhje me rolin e të fejuarës së tij Georgina Rodriguez, deklarata këto të lëshuara gjatë intervistës së tij me Piers Morgan.

Pavarësisht konfirmimit të dëshirës së tij për të cuar më altar Georginën me të cilën është në një lidhje prej më shumë se 10 vitesh, fokusi i diskutimit shkoi te vizioni që ka Ronaldo për menaxhimin e shtëpisë që shumë persona e quajtën anakronist. ‘Kujdeset për shtëpinë-ishin fjalët e Ronaldoës për Georginën kur Morgan e pyeti se cfarë kishte speciale e fejuara e tij-ka shumë gjëra të mira që i dua, besoj se është unike në mënyrën sesi kujdeset për mua që është shumë e rëndësishme. Kujdeset për familjen, për shtëpinë që kërkon shumë punë’

Pjesa që solli indinjatën më të madhe ishte vijimi i frazës që fliste per rolin mashkullor. ‘Nëse ajo do dojë të kundërtën, unë nuk kam ndërmend të merrem. Sinqerisht, burrat nuk mund të merren me shtëpinë-ishin fjalët pasuese të Ronaldos

Këto fjalë të Ronaldos që e kishte përkufizuar veten edhe si perfekt, e kanë sjellë një ndarje te populli i rrjeteve sociale. Ishin të shumtë ata e kritikuan ashpër sulmuesin e Al Nassr duke theksuar se me këtë vizion, Ronaldo u deklarua një fëmijë i vetëmjaftueshëm, ndërsa të tjerë e mbrojtën duke thënë se bëhet fjalë për një zgjedhje në jetën personale të çiftit duke nënvizuar autonominë ekonomike të Georginës që është e lirë t’i dedikohet familjes.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta