Brenda shtëpisë së Sara Gjordenit & Bardhit, pasuritë e çiftit dhe dhurata e parë për foshnjën nga Bora Zemani
I ftuar ne “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon pasditen e djeshme ishte gazetari dhe publicisti Blendi Salaj.
Një ditë para panairit te librit, i cili nis sot, ai rrëfeu mbresat e librit që ka përkthyer në shqip “ Në mbretërinë e akullit” lexuar 10 vjet më parë nga origjinali.
Ndër të tjera moderatori tregoi edhe detaje të jetës së tij. I pyetur nga Bieta lidhur me një deklaratë të tij për birësimin e një fëmijë, bërë disa muaj më parë, Blendi tha se ende ishin duke e diskutuar në familje për ta bërë realitet. Gazetari nuk mbajti lotët një moment më vonë kur u pyet lidhur me nënën e tij të ndjerë e cila nuk jeton më.
“Ç’titull do të kishte një libër dedikuar nënës tënde”
-Sytë e gjelbër,- u përgjigj ai duke ngritur kokën lart dhe duke u përlotur.
Top Channel