‘Shijon jetën, futbollin, është i pjekur për moshën që ka, më shumë se të rinjtë e tjerë. Nuk më shqetëson stili i tij i jetesës. Është e nevojshme që të mbrohet dhe mbështetet nga ne dhe ata që e kanë pranë. Është një gjeni, lojtari më i fortë në rolin e tij’-kjo është ajo që tha presidenti i Barcelonës Joan Laporta në Catalunya Radio për Lamine Yamal

Laporta në intervistën e tij doli në mbrojtje të talentit 18 vjeçar dhe nuk I kurseu elozhet në drejtim të sulmuesit.

‘Ka përjetuar shumë dhe po e menaxhon mirë veten-shtoi Laporta-është një profesionist, stërvitet më shumë se cdokush tjetër. Vuan nga pubalgjia dhe është e lavdërueshme që po luan edhe gjatë periudhës së kovaleshencës. Jam shumë i lumtur me të. Si futbollist është një gjeni dhe ka nevojë të të mbrohet. Nuk e ka arritur ende kulmin e tij. Është më i miri në rolin e tij’

Laporta foli edhe për polemikat me Federatën Spanjolle për mungesën e Yamal në ndeshjet e fundit të Spanjës të kualifikueseve të Botërorit.

‘Njoftuam menjëherë kur mjeku na e tha, ia komunikuam Federatës-shtoi Joan Laporta-nuk duam polemika, duam që lojtari ynë të jetë mirë sic duhet të jetë. Barcelona do që futbollisti i saj të jetë në dispozicion të klubit. Periudha e pushimit për Yamal përkon me atë të pauzës së kombëtareve. Kjo nuk ndikon në kualifikimin e Spanjës që është praktikisht e garantuar’.

Dhe në fund Laporta tha një fjalë edhe për kthimin e Lionel Messit te Barcelona. ‘Për respektin ndaj tij, nuk do të bëja hipoteza që janë jashtë realitetit,nuk është e drejtë-pohoi presidenti i Barcelonës

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta