Thonë se rezultati 0-0 është perfekti sepse golat në fund të fundit nisin thuajse gjithnjë nga një gabim, e megjithatë dicka nuk shkon kur shikon 17 barazime 0-0 në 11 javë kampionat.

Serie A ka vendosur syze dhe jo vetëm për faktin se golat shihen me dylbi, por sepse duhet ndonjë sulmues për të goditur portat kundërshtare. Le ta themi më qartë, bëhet fjalë për kampionatin italian që do të thotë taktikë e fortë dhe shumë vëmendje në fazën mbrojtëse që të fashit dëshirën për të përballur kundërshtarin me lojë të hapur. Por krahasimi me kampionatet e tjerë është vërtet për të ardhur keq

‘Il Giornale’ kujton se në Gjermani, deri tani vetëm 4 ndeshje janë mbyllur 0-0(4.44%), në La Liga, 4.17% e ndeshjeve dhe në Ligue 1, 4.63% e ndeshjeve deri tani janë mbyllur me rrjeta të paprekura. Serie A ka arritur në një mesatare prej 15.45% të ndeshjeve pa gola, dicka që ndodhte në vitet 70 dhe 80 kur Italia ishte e famshme për mbrojtje të fortë dhe kundërsulm.

Që nga ai moment, falë edhe trajnerëve si Sacchi dhe zeman që për kohët e tyre ishin revolucionarë, gjërat u duk se nisën të ndryshonin; përpara 5 vitesh në të gjithë kampionatin pati 19 rezultate 0-0(5%) dhe në kampionatin me 20 skuadra në vetëm 6 raste u arritën vlera dyshifrore për ndeshjet e mbyllura 0-0.

Po përsë në  Serie A nuk shënohet më? Për mungesë saktësie, aftësinë e portierëve, për kohën e varfër efektive dhe për mungesën e futbollistëve në gjendje që të garantojnë superioritet numeric me driblime. Trajnerë me emër të kampionatit Italian si Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte, nënvizojnë se kampionatin e fiton ai që pëson më pak gola. Po, por a nuk po ekzagjerohet  pak? Sepse po të mendosh mirë që një revolucionar kurajoz si Gasperini ngjitet në krye të renditjes me vetëm 5 gola të pësuar, atëherë e ardhmja e Serisë A është pak e djeshmja…

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta