Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner i japin fund lidhjes? Prestigjiozja britanike zbulon: Ajo është çmendur, e ndjek ngado

11/11/2025 18:04

Daily Mail ka publikuar një raportim të ri që ka ndezur rrjetin: sipas një burimi anonim, aktori Timothée Chalamet thuhet se ka “ndarë rrugët” me Kylie Jenner pas gati tre vitesh lidhje.

Sidoqoftë, lajmi duhet marrë me rezerva. Sipas burimit, ndarja “ka ndodhur edhe më parë”, por Kylie e ka bindur aktorin të rikthehen bashkë. “Ajo është e çmendur pas tij, ndaj mund të ndodhë sërish,” thuhet në raportim.

Një tjetër burim pohoi se mes çiftit ka “probleme në parajsë”, por se ata nuk janë ndarë përfundimisht. Sipas tij, Timothée është shumë i zënë me xhirime, ndërsa Kylie ndihet sikur “duhet ta ndjekë kudo”. “Ajo po investon më shumë se ai,” shton burimi.

Thashethemet u shtuan pasi fansat vunë re se aktori nuk u pa në asnjë foto nga festa madhështore e 70-vjetorit të Kris Jenner, e mbajtur në vilën luksoze të Jeff Bezos. Gjithashtu, vëmendje morën edhe komentet e Timothée në intervistën e tij për Vogue, ku ai deklaroi se “nuk ka asgjë për të thënë” rreth marrëdhënies së tij dhe se nuk dëshiron të flasë për jetën private.

Deri tani, as Timothée Chalamet, as Kylie Jenner nuk kanë reaguar publikisht për statusin e tyre. Po ashtu, media të njohura si TMZ, People apo Us Weekly – që zakonisht konfirmojnë të parat ndarjet e VIP-ave – nuk kanë raportuar asgjë zyrtare.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta