Kuqezinjtë nuk e kanë të lehtë përballë Andorrës, specialistët e parashikimeve e mendojnë një fitore të ngushtë 0-1
Portieri i Paris Saint Germain dhe përfaqësueses franceze, Lucas Chevalier është vënë në qendër të polemikave për një cështje që nuk ka të bëjë aspak me sportin.
Gjithcka nisi kur Chevalier bëri ‘like’ në postimin në Instragram të një deklarate të deputetit Julien Aubert i ‘Republikanëve’ me ideologji politike të së djathtës. Në atë postim, Aubert shpjegonte që në rastin e hipotezës së një raundi të dytë përballë partisë të krahut të majtë ‘La France Insoumise’ do të votonte për Grupimin Kombëtar, partia e të djathtës ekstreme e drejtuar nga Marine Le Pen.
Shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale e panë si shenjë të një përkatësie të Chevalier tek e djathta ekstreme dhe kjo shkaktoi një valë komentesh dhe kritikash ndaj tij. Kjo shtyu Lucas Chevalier që me një komunikatë të postuar në rrjetet sociale të qartësojë publikisht pozicionin e tij. Në komunikatën e tij, Chevalier deklaroi se ajo ‘like’ ishte bërë pa e kuptuar dhe se vlerat e tij personale nuk korrespondojnë me idetë që duan t’i atribuojnë.
‘Përshëndetje të gjithëve. Munda të shoh se cfarë është thënë për mua një natë më pare më lidhje me faktin që kam bërë ‘like’ një postimi në Instagram të një orientimi politik që sigurisht nuk e ndaj-shkruante Chevalier ndër të tjerat në postimin e tij-nuk pretendoj t’ju bind por është për të ardhur keq të dish se bën një ‘like’ pa e kuptuar te një postim dhe kur zgjohesh nga gjumi i drekës për të përgatitur ndeshjen , e sheh imazhin tënd gjithandej, kjo më bezdis. Nuk jam këtu për të folur për edukimin tim dhe bindjet e mia politika, sepse në radhë të parë jamë futbollist, por e vërteta është se të gjithë ata që më njohin e dinë shumë mirë se jam një person i rritur me vlera nga prindërit dhe familja dhe në asnjë rast nuk do ia lejoja vetes të mendoja për këto gjëra. Por dëmi u bë dhe shumë gjëra u thanë kundër meje. Tentuan të më bënin fashist dhe nuk e kapën vetëm me mua por me të gjithë familjen time’.
Por ky debat nuk mbeti vetëm në terrenin e rrjeteve sociale. Nga Partia e Republikanëve, vetë Julien Aubert doli në mbrojtje të futbollistit duke denoncuar me forcë kritikat ndaj tij. Ai i konsideroi sulmet ndaj Chevalier shqetësuese dhe shtoi se në 2025 ka ende persona që ndihen të detyruar të fshehin opinionet e tyre politike
Top Channel