VIDEO / 67 vjeç dhe ende magjik: Goditja delikate e Jorge “Magico” Gonzalez që la pas edhe Pepen gjatë El Clasicos së legjendave
Pavarësisht se kohës së kaluar nga lamtumira, 4 vjet dhe distanca, dashuria e Lionel Messit për Barcelonën vazhdon dhe është një ndjenjë të që i shtrëngon zemrën sic e pohoi dhe ai vetë në një intervistë për të përditshmen ‘Sport’, një intervistë e kryer pak ditë përpara se argjentinasi të bënte një vizitë surprizë në Camp Nou
Si e përjeton dashurinë që të shfaqin në Barcelonë?
‘Spektakolare. Gjithcka që ndjej për Barcelonën, njerëzit e saj, për një etapë si ajo që kemi përjetuar, gjithnjë me ngjall pak nostalgji dhe shumë emocion’
Kjo nuk është një intervistë, por një bisedë me rastin e një çmimi që ‘sport’ do ju japë javën e ardhshme si futbollisti më i dashur nga tifozeria në historinë e Barcelonës. Dhe vihet re kjo ndjenjë kur ju vijnë në mendje kujtimet…
‘E vërteta është se e ndjej mungesën e të gjithë këtyre momenteve. Kushedi, i shijoj më shumë tani se në momentin kur ndodhnin ngjarjet për shkak të dinamikës së përditshme dhe për faktin se kishim ndeshjet njëra pas tjetrës dhe duhet të mendonim për sfidën e radhës pa mundur të shijonim cfarë po bënim. Sot, duke i parë me qetësi dhe më i relaksuar pas disa vitesh i përjeton më shumë
Njerëzit nuk të harrojnë, kjo është shumë e qartë
Kisha një ndjesi të çuditshme kur u largova, për mënyrën si shkuan gjërat, për faktin që luajta në vitet e mia të fundit këtu pa tifozët e mi për shkak të pandemisë. Pas një jete që kalova aty, nuk u largova sic e imagjinoja, sic e ëndërroja. Unë imagjinoja veten të luaja gjithë jetën në Evropë, me Barcelonën. Edhe lamtumira ishre pak e çuditshme, për situatën e krijuar për gjithçka. Por besoj se dashuria e njerëzve mbetet gjithnjë, për cfarë kam thënë, për gjithçka kemi kaluar
Për shumë kohë…
Ishin 16 vjet në skuadrën e parë besoj dhe 20 apo 21 që kur erdha në Barcelonë kur isha 12-13 vjec. Atëherë, po është shumë kohë, shumë gjëra te jetës dhe padyshim që afeksioni do të jetë gjithmonë
Për momentin më të trishtuar na fole, por cili është momenti më i lumtur?
Është e vështirë të përmend vetëm një moment. Falë Zotit pata fatin të përjetoj shumë momente të lumtura. Nuk di, zakonisht kur flitet për lumturi shkojmë te titujt, arritjet, gjërat e rëndësishme që kemi arritur. Por fitorja e 6 titujve me Pep Guardiolën ishte diçka e jashtëzakonshme, champions League e fundit me Luis Enrique po ashtu. Nuk e di është e vështirë të përmend vetëm 1 moment
Ishin shumë eksperienca…
Mbaj në kujtesë të gjitha cfarë kam jetuar në atë epokë, gjithçka që më rriti si person dhe si futbollist. Kur shoh imazhe dhe kujtime më vijnë në mendje menjëherë ato cfarë kanë ndodhur në atë sezon, ajo që kemi jetuar..
Lumturia nuk janë vetëm titujt, nëse shikon fitoret, kë veçon?
‘Faktin që kam qenë pjesë e këtij klubi, ku erdha që fëmijë, ku u rrita dhe jetova gjithë jetën time në Barcelonë. I jam mirënjohës Zotit që më solli në këtë vend që kur isha fëmijë dhe po ashtu edhe për faktin që edhe fëmijët e mi kanë lindur në këtë qytet. Ka shumë gjëra jo vetëm në klub por edhe në qytet që nuk do t’i harroj.
Në barcelonë na the se ishe i lumtur, ndërsa në Paris, nuk u përgjigje kështu.
‘Duket se Parisi ka qenë një ferr, por nuk ishte ashtu. Kur them se nuk ia kalova mirë e them sepse nuk ndihesha mirë me atë cfarë bëja dhe atë që doja të bëja, të luaja futboll. Por më pas, patëm një eksperiencë të bukur, qyteti është spektakolar, e shijuam. Ishte hera e parë që u larguam nga Barcelona dhe gjithçka ishte e re për ne dhe për këtë arsye u bë edhe më e vështirë. Por e vërteta është se nuk ndihesha mirë me të përditshmen time në atë që doja të bëja. Por në jetën e përditshme e shijuam qytetin ditë pas dite. Edhe këtu jemi mirë, shijojmë qytetin ditë pas dite. Jeta është e ngjashme me atë të Casteldefljs, klubi është pranë, po ashtu edhe shkolla e fëmijëve. Jetojmë larg qytetit se me thënë të vërtetën, Miami është i bukur, por ka trafik të rënduar.
Si u përshtate me MLS?
Shijojmë jetën ditë pas dite dhe me një mënyrë tjetër; jemi më të relaksuar, pa shumë presion, pa pasur obligime edhe pse unë gjithnjë kam bërë cfarë kam dashur; kam fituar dhe kam arritur të gjitha objektivat. Sigurisht që duam ende, por presioni është ndryshe dhe kjo të jep mundësinë për të jetuar më i relaksuar. Po kështu argëtohem me familjen, me fëmijët, i shoqëroj në stërvitje, në ndeshje. Qëndroj më shumë kohë në shtëpi dhe nuk mendoj aq shumë për futbollin. Mendoj më shumë për gjë tjetër. Dhe kjo do apo nuk do, të bën që të jetosh ndryshe, sepse mua më ndodhte shpesh që rezultati dhe përditshmëria për të më kontrollonte pak shpirtin dhe ndonjëherë shkoja në shtëpi pa humor, kështu që jemi mirë këtu
Flasim për të ardhmen e afërt, Botërori po afron, besoj se është diçka që të krijon iluzione
‘Sigurisht që po, është një botëror special, është speciale të luash me kombëtaren dhe në sa më shumë kompeticione ndërkombëtare zyrtare të jesh, aq më shumë merr domëthënie një Botëror, sidomos pasi e ke fituar atë. Por sic e kam thënë pak më parë unë dua të ndihem mirë fizikisht, të jem i sigurt se mund të ndihmoj skuadrën dhe të sjell gjëra në ekip. Sezoni këtu është ndryshe nga ai në Evropë. Ne kemi një fazë parasezonale, pak ndeshje deri në fillim të botërorit. Të shohim ditë pas ditë nëse do ndihem realisht mirë fizikisht për të qenë sic do të doja unë. Por jam i vetëdijshëm që është një Botëror dhe special dhe Botërori është niveli më i lartë në nivel kompeticionesh. Kështu që kam iluzione, por i marr gjërat hap pas hapi’
Dhe në fund, dëshiron të japësh një mesazh për tifozët, e në mënyrë të vecantë atyre të Barcelonës?
‘Kam shumë dëshirë të shkoj atje, na mungon Barcelona, fëmijëve të mi po ashtu vazhdimisht. Me bashkëshorten flasim për Barcelonën, idenë për t’u kthyer atje. Kemi shtëpinë tonë, gjithçka, kështu është ajo që dëshirojmë. Kam shumë dëshirë të kthehem te në stadium kur të përfundojë sepse që kur u largova për në Paris, nuk u ktheva në Camp Nou dhe më pas ata shkuan në Montjuic. Do të jetë e diçka e çuditshme të kthehem në stadiumun e ri, sepse herën e fundit, Camp Noun e kam parë përpara shumë vitesh. Do të jetë shumë emocionuese të ktjhehem dhe të jetoj e të kujtoj gjithçka pavarësisht se do të jetë një stadium krejt ndryshe. Mirënjohës për afeksionin e përjetshëm dhe s’mund të them asgjë tjetër më shumë, vetëm Faleminderit!’
Top Channel