E rrallë / Një ekip rrëfen si humbi 66-0! Në një moment, humbet numërimin e golave
Pas humbjes së 5 sezonale është e pamohueshme që Napoli po përjeton një moment krize, jo vetëm në rezultate por edhe te raportet e brendshme. Fjalët e Antonio Contes pas disfatës në Bologna kanë bërë që të dalë në dritë një krisje në marrëdhëniet mes trajnerit dhe skuadrës, sidomos senatorët e saj
Mësohet se tensionet mes palëve kanë nisur pas një dialogu në Castel Volturno mes disa liderëve të Napolit dhe Contes të zhvilluar përpara disa javësh. Skuadra i kishte kërkuar trajnerit që të zbuste pak ritmin frenetik të sezonit të kaluar dhe që vështirë se do të vijonte në këtë vit për shkak edhe të impenjimit të dyfishtë të skuadrës në kampionat dhe Champions League
Trajneri salentin pranoi pjesërisht këtë kërkese të lojtarëve duke anuluar grumbullimin e skuadrës përpara ndeshjeve dhe në të njëjtën kohë priste një impenjim më të madh në seancat stërvitore në fushë. Por rezultatet e fundit treguan të kundërtën. Zhgënjimi i Contes u shtua edhe nga fakti se trajneri priste që futbollistët më ‘të vjetër’ të skuadrës të merrnin përsipër Napolin dhe të ndihmonin të rinjtë të integroheshin.
Tani janë ndezur sirenat e alarmit për këtë krisje të raporteve mes Contes dhe senatorëve të skuadrës. Humbja në Bologna është përjetuar si një tradhti dhe pas kësaj ishte dhe shfryrja e Contes të konferencë për shtyp. Trajneri, në fakt donte që të vinte akoma më shumë futbollistët e tij përpara përgjegjësisë duke gjetur edhe mbështetjen e klubit, me De Laurentiis që ia shfaqi atë ditën e hënë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Megjithatë te Napoli duhet një konfrontim i dyfishtë; ai mes Contes dhe klubit dhe Contes dhe skuadrës, konfrontime që ka gjasa të ndodhin në ditët në vijim, kur skuadra t’i kthehet punës në Castel Volturno pa futbollistët e grumbulluar në kombëtaret respektive dhe në këtë pikë ekziston rreziku që disa prej emrave me peshë të skuadrës të humbasin vendin e titullarit për shkak të paraqitjeve nën standardin e tyre dhe këtu spikasin emra të tillë si Politano, McTominay dhe Rrahamani.
Top Channel