Mercedes, Toto Wolff s’e fsheh entuziazmin: Kjo Formula 1 është garë e vërtetë
Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc i përgjigjen presidentit të Ferrarit, John Elkan që i kritikoi ashpër pas përfundimit të Çmimit të Madh të Brazilit në fundjavën e kaluar. Të dy pilotët e Kokëkuqes italiane iu drejtuan rrjetet sociale për të dhënë mesazhet e tyre kundrejt deklaratave të Elkann
‘Rruga është në ngjitje dhe është e qartë se vetëm bashkimi mund të na ndihmojmë të përmbysim situatën e 3 garave të fundit-shkruante Leclerc në një postim të tij në Instagram-ishte një fundjavë shumë e vështirë në Sao Paulo. Është zhgënjim kthimi në shtëpi pa pikë në një moment kritik të sezonit për të luftuar për vendin e dytë në kampionatin e Konstruktorëve’.
Pas një fillimi të komplikuar të fundjavës, Leclerc u rendit i treti në kualifikuese. Por u bë viktimë e një aksidenti mes Piastrit dhe Antonellit ku ishte i vetmi që pagoi pasojat dhe u detyrua të tërhiqej. Për Leclerc ishte tërheqja e tij e dytë në 7 garat e fundit pas atij në Zandvoord, edhe në atë rast shkaku ishte Antonelli që ishte edhe fajtori i vërtetë i incidentit.
Në të njëjtën linjë me Leclerc është edhe Lewis Hamilton që gjithnjë në rrjetet sociale shfaqi mbështetjen ndaj skuderisë italiane.
‘E mbështes skuadrën time, mbështes veten time, nuk do të dorëzohem, as tani as kurrë-shkruante Hamilton-nuk ishte gara që donim, sidomos pas një progresi të mirë’.
Por jo vetëm kaq, 7 herë kampioni i botës për mediat britanike pas garës kishte folur për një makth përsa i përket sezonit të tij të parë me Kokëkuqen. Edhe Hamilton u detyrua të tërhiqej në garën e Brazilit pas një kontakti të dyfishtë në xhirot e para të garës. Britanikut nuk i ndodhte që nga 2012 të braktiste garën në Interlagos dhe në atë kohë ai ishte në ditën e tij të fundit me McLaren
Top Channel