Sven-Goran Eriksson deklaronte: Asgjë nuk do të mbetet pas…nuk më interesojnë paratë! Ndërkohë që vdiq i zhytur në borxhe
Berat Gjimshiti ka zyrtarisht një trajner të ri te Atalanta. Klubi bergamask bëri të ditur nënshkrimin e kontratës me teknikun 41 vjecar që do të zëvendësojë në këtë detyre, kroatin Juric të shkarkuar pak ditë më parë.
‘Klubi i Atalantës, me shumë kënaqësi njofton se roli i trajnerit të skuadrës së parë iu besua Raffaele Palladinos, 41 vjecarit që pas fillimeve me skuadrat Under 15 dhe Primavera të Monzas, ka drejtuar 126 ndeshje në klube profesioniste; 73 me Monzan dhe 53 me Fiorentinën me të cilën arriti në vendin e 6 në sezonin e kaluar në Serie A me 65 pikë duke arritur edhe gjysmëfinalen e UEFA Conference League-lexohet në komunikatën e Atalantës
Raffaele palladino nënshkroi me Atalantën një kontratë deri në 30 qershor të 2027. Bashkë me të në stafin teknik të tij do të jenë edhe asistenti Stefano Citterio, Federico Peluso si bashkëpunëtor teknik, Fabio Corabi si përgatitës atletik. Nicola Riva bashkëpunëtor i përgatitësit atletik, Andrea Ramponi e Mattia Casella, analistë ndeshjesh.
Top Channel