Reagimi i presidentes Vjosa Osmani: Na bëtë krenarë, përgjithmonë me ju Dardanë!
Historia e brazilianit Oscar, 34 vjec dhe pjesë e Sao Paulos merr një kthesë të papritur dhe që vë në pikëpyetje vazhdimin e karrierës sportive të tij. Gjatë një ekzaminimi mjekësor rutinë si pjesë e përgatitjeve për fazën parasezonale të 2026, futbollisti shfaqi një crregullim kardiak .
Ishte vetë klubi që komunikoi se ai u dërgua në spital për të vijuar me ekzaminime të tjera.
Sipas burimeve të klubit, anomalia iu dallua gjatë një testimi në bicikletë ku ish futbollsti i Chelsea humbi për një kohë të shkurtër vetëdijen, gjë që solli aplikimin e të gjitha protokolleve mjekësore. Ekzaminimet do të përsëriten në ditët në vijim dhe vetëm atëherë do të mësohet nëse futbollisti brazilian do të mund të vijojë stërvitjen me ngarkesën e zakonshme apo do të duhet të mbyllë karrierën përfundimisht edhe pse sipas burimeve të ‘Globo Esporte’ thonë se probabiliteti që ai të ndërpresë kontratën është i lartë.
Ky episod hap një debat të paevitueshëm, mundësinë reale te Oscar për të varur këpucët në gozhdë. Futbollisti do të marrë parasysh këtë opsion nëse mjekët i thonë që vazhdimi i të luajturit në futbollin elitar do të jetë me rrezik. Sipas burimeve pranë lojtarit, vetë Oscar është i vetëdijshëm se diagnoza mund të shenjojë trajektoren e tij sportive, më shumë se dëmtimet që e kanë shoqëruar që nga momenti i kthimit në Brazil
Kur flet për Oscar, flet për një talent që është shoqëruar nga fati i keq. Që nga hapat e parë të tij në futbollin profesionist, karriera e tij ndërpritej për probleme të ndryshme; dëmtime muskulare, fraktura ku përfshihet edhe ajo e 3 vertebrave që i solli një rrezik në zemër dhe periudhat e gjata të mosaktivizimit që ndikuan te vazhdimësia e karrierës së tij
Tani e ardhmja e Oscar varet nga evoluimi i ekzaminimeve mjekësore dhe atij do t’i duhet të reflektojë bashkë me personat që janë rreth tij. Edhe Sao Paulo nga ana tjetër që ka një kontratë me të deri në 2026, ka përballë një panoramë jo të qartë. E vetmja gjë që është e qartë, është se kjo ndodhi detyron të gjithë të rishikojnë prioritetet.
Top Channel