“O deputet na duhen bote, ka vajt m**i në gju”, Korreshi mes ironisë raporton problemet e Lushnjes, Shalsi: Bëj pak humor dhe me gjendjen ku jeni katandis “Vazhdon të mbështetet në një kohë kur nga Kakavija gjer në kufi me Plavën, Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabis. Ju kujtohet ju se si Donald Lu mblodhi 1500 policë në Pallatin e Kongreseve dhe u thotë: përgëzime të mëdha për luftën e jashtëzakonshme që i bëni drogës.
Unë e shihja se ajo ishte shkatërrimi i vendit. E takova dhe i thashë, ambasador, kjo që bëre ti, është mbështetje për vendosjen në Shqipëri të narkoshtetit.
Jo, tha, ne nuk merremi me drogat e buta, merremi me drogat e forta. Ashtu, i thashë unë, të them një gjë tjetër, gjatë 8 viteve në pushtet, agjencitë tuaja të zbatimit të ligjit bënin nga 10-15 mbledhje në vit me përfaqësuesit tanë për të parë se mmos ka kund burime të financimit të terrorizmit dhe unë isha shumë mirënjohës.
Tani që nja 200-300 shqiptarë luftojnë me ISIS për kauzën e gabuar, kalifi Al Bagdadi mund t’u thotë shkoni mbillni kanabis dhe na sillni paratë.
Çfarë ndodhi? Trafikantët shqiptarë pushtuan Italinë dhe Europën me kanabis. U bënë një me Ndragetën dhe Kamorrën. Në 18 muaj, autoritetet italiane kanë konfiskuar 830 skafe, kanë arrestuar, që zakonisht kapen 10 përqind, 720 skafistë”-u shpreh Berisha.
Top Channel