Frikë në ndeshjen e Salernitanës, futbollisti bie në tokë pa ndjenja, dërgohet në spital me urgjencë…
Andres Iniesta dhe kompania e tij e biznesit NSN së fundmi kanë qenë objekt i disa informacioneve nga Peruja sipas të cilave po hetoheshin nga Prokuroria e vendit amerikanolatin për një mashtrim.
Këto informacione thonin se Prokuroria në Peru kishte hapur një dosje ndaj ish futbollistit dhe kompanisë së tij për përfshirje të mundshme në një rast mashtrimi ndaj disa bizneseve vendase për shumën e 600 mijë dollarëve. Denoncimi, që mësohet se është bërë nga kompania Gucho Entertainment dhe investitorëve të tjerë, thoshte se emri dhe imazhi i Iniestës janë përdorur si garanci me synimin për të siguruar fonde të destinuara për organizimin e eventeve sportive dhe muzikore në Peru të promovuara nga ‘Never say never’(NSN) dhe filiali i kësaj kompanie NSN Sudamerica. Në të njëjtën kohë në këtë denoncim thuhej gjithashtu se këto spektakle nuk u realizuan kurrë dhe se fondet nuk u kthyen.
Përgjigjja e Andres Iniestës dhe kompanisë NSN ishte e menjëhershme me ish futbollistin që mohoi në mënyrë kategorike gjithcka
‘Duke parë informacionet e publikuara në orët e fundit, NSN dhe Andres Iniesta duan të deklarojnë se: Mohojmë në mënyrë kategorinë të gjitha akuzat e publikuara në orët e fundit-theksohet në komunikatën e Iniestës dhe NSN-këto informacione janë publikuar me keqdashësi me synimin për të përfituar nga imazhi i një personazhi publik. Kemi besim se drejtësia peruane do ta sqarojë shpejt këtë situatë. Rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore për të mbrojtur punën dhe nderin tonë duke kërkuar gjithashtu edhe rigorozitetin maksimal për të gjitha informacionet që publikohen për këtë cështje’.
Top Channel