Top Story/ Ligji mbi barazinë gjinore, pedagogu Zekthi: Parlamenti ka bërë diçka të shëmtuar, është shoqëria ajo që e përcakton

10/11/2025 21:33

Debati mbi ligjin e ri për barazinë gjinore po ndez opinionet në Shqipëri, duke pasur për qëllim të rifreskojë përkufizimin e përkatësisë gjinore dhe të fuqizojë barazinë në shoqëri, por ka nxitur debate të ndezura, jo vetëm politike, por edhe kulturore.

I ftuar sot në “Top Story”, pedagogu Fitim Zekthi shprehet se gjinia nuk ndërtohet dot nga parlamenti apo qeveria, por sipas tij ato janë në dorë të shoqërisë.

Sipas Zekthit, parlamenti shqiptar ka bërë diçka të shëmtuar ndërkohë që duhet të ishte shoqëria ajo që në bazë të normave dhe vlerave ta përcaktonte.

“Gjinia nuk ndërtohet. Ka dy koncepte. Unë them që nuk ndërtohet. Gjëra të kësaj natyre nuk i bënë parlamenti apo qeveria, por vetë shoqëria. Me anë të kësaj pikëpamje i ndërton shoqëria me norma dhe vlera. Ajo ka tre element, normat vlerat dhe trashëgimin materiale.

Tani del parlament që thotë jo se e bëjmë në. Gjinia nuk është e ndarë nga seksi. Kush sociolog e përkufizon kështu gjininë, s’ka. Janë vetëm ata që janë marksist. Këto janë debate që kanë marr dhenë. Ajo zonja, Amberi e quan veten x gjë, shoqëria nuk është e detyruar tu quaj ato si duan ato.

Parlamenti shqiptarë ka bërë diçka të shëmtuar. Ai ka thënë kemi burrë dhe grua por nesër mund të kemi edhe përkatësi të shumëfishtë. Shoqëria funksionon me dokumentacion. Rastet personale nuk të çojnë te ligji. Kur përkufizohet gjinia nuk përkufizohet me raste personale”, tha pedagogu Fitim Zekthi.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta